Ndodh në Prishtinë, bie eskavatori dhe bllokon lëvizjen e automjeteve

Rruga te stacioni i autobusëve në Prishtinë është bllokuar, kjo pasi një eskavator i rrëzuar ka pamundësuar kalimin e automjeteve në anën e djathtë.

Në një fotografi të dërguar në redaksinë e portalit Ballkani.info, shihet një rimorkio që duke bartur eskavatorin gjatë rrugës ai është rrëzuar, duke mbetur në mes të rrugës dhe duke bllokuar kalimin e automjeteve.

Ngjarja ka ndodhur në mëngjes, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Pamje nga vendi i ngjarjes: