Derisa po zhvillohej ndeshja në mes të Vushtrrisë dhe Dukagjinit në Superligë, dy fëmijë prapa portës janë rrahur me grushte.


Vushtrria sot në sekondën e fundit ka barazuar rezultatin ndaj Dukagjinit, ku edhe është pikë e vlefshme që mund të shkëputet nga fundi i tabelës.

Në këtë ndeshje, u pa një skenë shumë e çuditshme, derisa dy fëmijët që ishin angazhuar për të mbledhur topat, janë kapur nga kamera ku shihen duke u rrahur në mes vete.

Kamera e kishte të fokusuar portierin dhe ku shihej ai i lënduar, mirëpo për disa sekonda u panë edhe dy fëmijët duke u përleshur në mes vete.