Ndodh në Ferizaj: Shkon i dehur në shtëpi, e rrah keq gruan

Një burrë nga Ferizaj, nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, raporton Ballkani.info

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, ku i dyshuari mashkull  kosovar është arrestuar.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Ballkani.info/

Fsh. Manastirc, Ferizaj 13.04.2021-20:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti, nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes viktimës femër  kosovare .  Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.