Ndodh mrekullia: Foshnja shtatëmbëdhjetë ditëshe shërohet nga coronavirusi – madje pa ilaçe

Një foshnjë 17-ditëshe është shëruar nga coronavirusi, pasi ka lindur nga një paciente e konfirmuar se ishte e prekur me të njëjtin virus në Wuhan.

Siç shkruan Daily Mail, foshnaj e porsalindur është pacienti më i ri që është shëruar nga virusi në Kinë deri më tani, raportojnë mediat shtetërore.

Siç thuhet më tej, ajo u largua nga spitali të premten pasi bëri një shërim të plotë vetë, pa ndihmën e ilaçeve.

Foshnja u transferua në Spitalin e Fëmijëve Wuhan në të njëjtën ditë kur lindi, sipas People Daily. Ajo u zbulua se kishte virusin menjëherë pas kësaj.

Vajza, e njohur si Xiao Xiao, kishte një infeksion në sistemin e saj të frymëmarrjes dhe dëmtim të vogël të miokardit, tha Dr Zeng Lingkong, drejtor i Departamentit të Neonatologjisë në spital.

Për shkak se simptomat e vajzës nuk ishin të dukshme, mjekët vendosën të mos i jepnin ilaçet e saja me antibiotikë dhe e lanë të mposhtte vetë sëmundjen.

“Ajo nuk kishte vështirësi të dukshme në frymëmarrje, nuk kollitej ose kishte ethe, prandaj ne i dhamë trajtim vetëm për gjendjen e saj të miokardit”, i ka thënën Dr. Zeng, transmetuesit shtetëror për CCTV.

Ajo u lejua të kthehej në shtëpi të premten pasdite, pasi doli negativ në tre teste të njëpasnjëshme të zbulimit të acidit nukleik.

Dr. Zeng tha që foshnja ishte shëruar plotësisht nga coronavirusi, si dhe sëmundja e saj në zemër.

Ndryshe, coronavirusi ka vrarë 2.592 njerëz në Kinë, infektuar rreth 77,000 deri tani dhe paralizoi ekonominë e këtij vendi.

Ndërsa në nivel global, coronavirusi ka vrarë të paktën 2.628 njerëz, infektuar më shumë se 79.700 dhe është përhapur në të paktën në rreth njëzet vende.