Kaliforni

Ndodh edhe kjo: Vidhet makina me një arkivol dhe trupin brenda

Një makinë e zezë me një arkivol dhe një trup brenda ishte vjedhur të mërkurën në mbrëmje nga një kishë në Pasadena të Kalifornisë.

Sipas mediave të huaja, vjedhja ka ndodhur rreth orës 7:45 pasdite në bllokun 700 të Bulevardit Rosemead.

“Nga të gjitha vendimet e këqija që keni marrë, të paktën bëni një të mirë dhe kthejeni përsëri personin e ndjerë dhe arkivolin”, ka bërë thirrje Departamenti i Sherifit i Qarkut në Los Angeles në një cicërimë.

Siç thuhet më tej, autoritetet nuk dinë qëllimet e hajdutit ose nëse ai ose ajo e dinin se kishte një trup brenda automjetit.

Kisha ishte duke mbajtur një ceremoni për një anëtar, varrosja e të cilit është caktuar për të enjten, sipas nekrologjisë së këtij njeriu.