Ndodh edhe kjo! Vëllai ther me thikë vëllanë në Gjakovë

Mbrëmë në Gjakovë një person ka therur me thikë vëllain e tij.

Policia në raportin 24 orësh njofton se viktima është dërguar në Spitalin e Gjakovës dhe sipas mjekut, është jashtë rrezikut për jetë, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Gjakovë, 22.09.2021 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë vëllain e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në Spitalin e Gjakovës dhe sipas mjekut, është jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.