Ndodh edhe kjo: Vaji i misrit nga Italia më i lirë se vaji i lulediellit prodhim kosovar

Rritja e çmimeve në Kosovë po ndodh pa asnjë kontrollë mbi prodhuesit dhe distributorët vendor.

Qytetarët shpesh janë të habitur me luhatjen e shpesht të çmimeve nëpër markete.

Shumë produkte kanë edhe çmime të çuditshme, ku produketet ndërkombëtare dalin më të lira se ato vendore.

Shembull është vaji, një litër vaj misri nga Italia në një market në Kosovë, shitet më lirë se një litër vaj luledielli, prodhim kosovar.

Dihet që çmimi i vajit gjithmonë ka pasur çmim më të shtrenjtë pasi llogaritet të jetë më kualitativ, mirëpo në Kosovë po ndodh e kundërta.

Ndryshe, qytetarët vazhdimisht janë ankuar për moskontroll të çmimeve për produkte të ndryshme.

May be an image of drink and text