Një bllok i gjobave të Policisë së Kosovës është gjetur tek Stacioni i Autobusëve në Prishtinë.

Në njëfoto të publikuar në rrjete sociale, shihet se këtë bllok e ka gjetur në orët në natës një person dhe ka vendosur që të publikojë videon.

Blloku është gjetur tek stacioni afër Katedrales.

Kujtojmë se Policia e Kosovës është duke punuar me orar shtesë për të siguruar respektimin e masave anti-Covid që kanë hyrë në fuqi javët e fundit në Kosovë.