Diçka e padëgjuar deri më tani, por ja që ndodh në Deçan.

Siç shkruan gazetari Zeqir Mehmetaj, mbrëmë në qytetin nga Rrafshi i Dukagjinit është formuar këshilli iniciues për formimin e lëvizjes për braktisjen vullnetare të fesë islame.

Pjesëmarrësit kanë qenë kryesisht nga zona e Dukagjinit, por edhe nga vendet e tjera të Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Mbrëmë në Deçan, në orët e vona të pasditës, u formua Këshilli inicues për formimin e Lëvizjës

Braktisja vullnetare e Fesë Islame       ( Me Moton: Të jemi vetëm Shqiptar).

Prezent kishte personalitete të fushave të ndryshme nga pothuajse e gjithë kosova. Së shpejti do ta keni kronikën e plotë, kurse në programin e sotshëm të mëngjesit, do ti kemi disa prononcime të shkurtëra të disa  pjesëmarrësve.