Ndodh edhe kjo! Kosovarit ia vjedhin Golf 2-shin, e lajmëron policinë

Në Fushë Kosovë një person e ka lajmëruar policinë duke bërë të ditur se ja kanë vjedhur veturën.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për këtë rast në raportin 24 orësh.

Sipas policisë, bëhet fjalë për një veturë të tipit Golf 2.

“Lagja 28, Fushë Kosovë 29/30.03.2021-NN. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se nga person-a të panjohur i është vjedhur vetura e tij e tipit Golf II”, thuhet në raport.