Një burrë është arrestuar në Viti pasi ka rrahur tre fëmijët e tij.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia.

Njoftimi i plotë:

DHUNE FAMILJARE

Viti 27.06.2021-21:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj tre fëmijëve të tij meshkuj kosovarë. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.