Ndodh edhe kjo! Gruaja nga Leposaviqi e detyron 13-vjeçaren të punojë në lokalin e saj

Policia në Leposaviq ka arrestuar një grua e cila dyshohet se e ka detyruar një 13-vjeçare të punojë në lokalin e saj.

Ajo dyshohet se e ka shfrytëzuar 13-vjeçaren për punë të detyruar në kafiterinë e saj, gjatë muajve qershor-korrik të këtij viti.

Ndaj të dyshuarës është hapur rasti “Trafikim me njerëz”.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila dyshohet se e njëjta ka kryer veprën penale të lartëcekur duke e shfrytëzuar viktimën e ndjeshme të moshës 13 vjeç të cilën e ka mbajtur në kafiterinë e saj duke e shfrytëzuar për punë të detyruar gjatë periudhës kohore qershor-korrik 2021. Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarës i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.