Ndodh edhe kjo! Dyshohet se një mashkull dhunoi një të mitur në një motel në Kllokot

Rastet e dhunimit në Kosovë nuk kanë të ndalur. Policia e Kosovës jo rrallë herë njofton për raste të tilla ku pikë reference e dhunimit janë të miturat.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në Kllokot të Gjilanit. Sipas policisë e mitura dyshohet të jetë dhunuar në një motel.

I dyshuari për këtë vepër është dërguar në mbajtje.

“Kllokot, 27.07.2021 – 01:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka dhunuar viktimën femër kosovare (e mitur) në një motel. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, këto janë detajet e policisë.