Ndodh edhe kjo: Burri planifikon të martohet me robot, thotë se është dashuruar (FOTO)

Një person, i cili ka krijuar lidhje shpirtërore me një robot, ka zbuluar se po planifikojnë të martohen së shpejti.

Joey Morris, pasi u dashurua kokë e këmbë me ‘RoboTroll’ përpara dy vitesh, ka vendosur të martohet me të.

Morris, 29-vjeçar, përpara robotit dashuronte një llambë, një kamion lodër dhe një figurë të Halloween.

Ai filloi të takojë ‘RoboTroll’ më 2017-ën dhe, që atëherë, ka vendosur të mos ndërrojë partnerin.

Joey morri vesh në moshën 10 vjeçare se orientimi i tij seksual ishte objektum – që do thotë tërheqje nga objektet.