“Ndjeva shumë presion nga Brad Pitt para se të martohem”

Angelina Jolie thotë se është ndjerë ‘nën presion’ nga Brad Pitt për t’u martuar në vitin 2014 pas nëntë viteve lidhje … dhe tani ajo ‘nuk do të martohet më’.

Ata ishin në një lidhje shumë të mirë pasi u takuan në xhirimet e filmit të vitit 2005, Mr and Mrs Smith.

Ata jetuan në kompleksin e tij të madh në Los Feliz, California me gjashtë fëmijët e tyre ndërsa karriera e tyre lulëzoi.

Por më pas Angelina Jolie dhe Brad Pitt të dy u fejuan në vitin 2012 dhe vendosën ta bënin romancën e tyre zyrtare kur u martuan në vitin 2014 në pallatin e tyre në jug të Francës.

Por të mërkurën një burim i tha UsWeekly se aktorja Maleficent ndjehej ‘presion’ për të thënë ‘unë pranoj”.

Dhe dhimbja e një divorci tjetër ka bërë që Angelina të zotohet të mos martohet më kurrë.

Angelina Jolie edhe në këtë pjesë të dytë të filmit paraqitet në rolin e Maleficent, pas suksesit me filmin e parë.

Angelina bashkë me të gjithë fëmijët e saj kanë shkuar në premierën e filmit më të ri.

“Maleficent: Mistress of Evil” është pjesa e dytë e filmit që tregon ngjarjen nga perspektiva e personazhit negativ nga filmi i Disney ‘Bukuroshja e Fjetur’ me princeshën Aurora.

“Mistress of Evil” do të fillojë të shfaqet në kinematë botërore më 18 tetor.

loading…