Ndjekësit s’kanë pikë dyshimi që Loredana është sërish shtatzënë!

Mozzik dhe Loredana po mendojnë që të zgjerojnë familjen e tyre dhe këtë gjë na e ka treguar reperja herë pas here me postimet në Instagram.

Më herët, Lori ka ndarë me ndjekësit një foto të këpucëve të vogla të Hanës, krahas së cilave ka shkruar:

“Dua një bebush të dytë”.

Ishte ky postimi që nxiti aludimet se së shpejti mund të kemi lajme të bukura nga ajo dhe Mozzik.

Por nuk mbaroi me kaq! Para pak ditësh Lori i ka bërë të gjithë të dyshojnë me postimet e fundit në InstaStory, teksa ka publikuar emojin e një familjeje me dy fëmijë.

Madje, ajo ndau gjithashtu një foto të Mozzik me Hanën, duke shprehur vlerësimin e madh për partnerin si baba i vajzës së tyre.

“Kjo më bën kaq të lumtur! Babai më i mirë”- shkruan Lori.

Por, kjo video i vendosi kapakun të gjitha dyshimeve! Teksa ngjyroste vezët e pashkëve me familjarët e saj, Lori ndau në InstaStory një video boomerang, të cilën e fshiu më pas.

Mirëpo, sytë i kishim të gjithë tek barku i saj më i rrumbullakosur se zakonisht, që na bën të besojmë se Lori është vërtet shtatzënë dhe Hana mund të bëhet shumë shpejt me motër ose vëlla.

Doni akoma?Image