Ndjekësit e bëjnë Kylien të pendohet për foton e fundit, kjo është arsyeja

Kylie ‘dështoi’ sërish në përdorimin e fotoshopit.

Kylie Jenner nuk mërzitet fare nga qëndrimi e vetizoluar, ngase shtëpia e saj e re pa mëdyshje mund të quhet resort.

Ajo po shijon në maksimum vetizolimin këto ditë, madje po del edhe për të marrë rreze dielli në pishinat e kësaj rezidence.

Së fundi, ajo ndau me ndjekësit disa fotografi në bikini, në të cilat e gjithë vëmendja ishte tek format trupore të saj.

Por, nuk është e gjitha aq perfekte sa duket, ngase bukuroshja ka ndërhyrë me fotoshop për t’i bërë fotot të duken të përsosura deri në detaje.

Ndjekësit e saj kanë vënë re një detaj, ku Kylie shihet se kishte përdorur fotoshopin, por jo aq mirë sa të mos vërehej.