Banorët e Astirit kanë bllokuar sërish rrugën në shenjë proteste për projektin e Unazës së Madhe që parashikon prishjen e banesave të tyre.

Ashtu si ditët e tjera, deputetët e opozitës ndodhen në mbështetje të protestës. Banorët kanë bërë thirrje kundër qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës dhe gjithashtu kanë kërkuar dëmshpërblim 100% për banesat e tyre.

Më pas, ata i kanë vënë zjarrin kazanëve të plehrave dhe janë konfrontuar me policinë.