Ndizen qirinj para Qeverisë së Kosovës si shenjë proteste kundër reduktimeve të rrymës

Një protestë simbolike është mbajtur sonte para Qeverisë së Kosovës.

Aty janë ndezur qirinj si shenjë proteste ndaj paralajmërimeve për nisjen e reduktimeve të rrymës në Kosovë.

I pranishëm aty ishte edhe deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, i cili edhe ka publikuar fotografinë në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.