Ndihmuan serbin të arratisej, vihen në pranga 6 persona, mes tyre 2 policë

Policia e Kukësit vuri në pranga 6 persona pasi ndihmuan një shtetas serb që të arratisej nga ambientet e paraburgimit.

Mes 6 personave të arrestua dy prej tyre mbanin dhe detyrën e oficerit të Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Kukës.

“Arrestimi i dy punonjësve të policisë u bë pasi gjatë kohës që ishin me detyrë, ruajtjen e shtetasit S.V., kanë lejuar takimin e tij me të afërm pa autorizim përkatës, duke mundësuar largimin e të arrestuarit nga vendi i qëndrimit të detyrueshëm.”

Në pranga u vunë dhe një kuksian, dy nga Kosova, një kroat.

K.M., 38 vjeç, banues në Pobreg, Kukës;

J.D., 23 vjeç, banues në Rjekë, Kroaci;

R.K., 46 vjeç, banues në Vushtri, Kosovë;

F.T., 26 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë;

“Pasi në datë 1 janar 2019, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë ndihmuar për t’u larguar nga vendi i qëndrimit, shtetasin serb S.V., 53 vjeç, banues në Mirocka, Serbi.

Ky i fundit ishte me masë sigurie ”Arrest shtëpie” dhe ruhej nga punonjës policie në një ambient privat, në Kukës”, informon policia.

Gjithashtu nisi procedimi penal dhe po punohet për kapjen e shtetasit S.V.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Dhënia ndihmë një të burgosuri për largim, kryer në bashkëpunim”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Shpërdorim i detyrës”.