Presidenti i Ukrainës ka qenë i zëshëm në kërkesën e tij që NATO ta furnizojë Ukrainën me tanke, nëse jo me aeroplanë, e një gjë e tillë me shumë gjasë do të ndodhë ditëve në vijim.

SHBA pritet të ndihmojë në lehtësimin e transferimit të tankeve nga aleatët e NATO-s në Ukrainë, sipas zyrtarëve të lartë amerikanë.

Tanket do të jenë tanke T-72 të epokës sovjetike, me të cilat ushtria ukrainase ka përvojë në operim dhe do të dorëzohen “brenda ditëve, jo javëve”, thanë zyrtarët.

Përndryshe, ukrainasit në ditët e fundit kanë bërë përparime të hatashme sidomos në frontin e Kievit, ku madje sot raportohet se ëshë çliruar i tërë kryeqyteti.