Ndihmat nga Kosova, Edi Rama zihet ngushtë për taksën e ‘Rrugës së Kombit’, e përdor Pacollin për sqarim VIDEO

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama thotë se nuk duhet të ngatërrohet ndihma që po jep Kosova për të prekurit nga tërmeti me pagesën e taksës që ata duhet të paguajnë në Rrugën e Kombit.

Për këtë kryeministri i kërkon Pacollit që t’i sqarojë qytetarët e tij.

Gjatë bashkëbisedimit me Behgjet Pacollin, Rama tha se taksa është një detyrim i të gjithëve dhe ka të bëjë me shërbimin e infrastrukturës.

“Vetëm të lutem shumë duhet ti sqarosh t’i se unë nuk i sqaroj do të lidhin të gjithë këtë me tarifën tek rruga. Tarifa tek rruga është detyrim i të gjithëve që ka të bëjë me shërbimin dhe shteti. Nëse vjen me zemër dhe me mëndje për të dhënë shumë më tepër se ato 5 euro, duhet të kuptosh që 5 euro nuk janë diskriminim dhe ne edhe në Kosovë e Shqipëri do të shkojmë drejt rrugës me pagesë. 5 euro është kontribut i të gjithëve për veten dhe shtetin”, ka thënë Rama.

Ndërsa, Pacolli shton se, “shumë banorë e diskutojnë për atë. Ai është kontribut”.

Kurse Rama ka përfunduar se, “ka ustallarë që i fryjnë por nuk është koha për ustallarët është koha për njerëzi”. /Ora News/