Ndiheni të lodhur? Lëngu i hithrave do t’u hyjë punë

Hithra është fantastike dhe i jep trupit shëndet. Xhenxhefili nga ana tjetër është i jashtëzakonshëm për tretjen dhe qarkullimin e gjakut.

Hithra është një bimë e plotfuqishme në aspektin e ushqyesve që ofron. Lëngu i saj përmban shumë kalcium dhe magnez që ndihmojnë në qetësimin e nervave.

Priteni xhenxhefilin hollë. Vendoseni në ujë dhe zijeni ngadalë për 10-15 minuta. Hiqeni nga zjarri dhe hidhni në enë hithrat e thata. Përzijini me një lugë të pastër.

Mbulojeni enën me kapak. Lerëni lëngun të qëndrojë për 30 minuta ose për 12 orë nëse preferoni një shije më të thellë.

Kullojeni lëngun dhe hidheni në një enë qelqi. Lëngu do të ketë marrë një ngjyrë jeshile mjaft të këndshme.

Kur ta kulloni, përdorni një lugë dhe shtypini gjethet në mënyrë që të nxirrni prej tyre sa më shumë lëng që të jetë e mundur.

Lëngun mund ta pini gjatë ditës, ose mund ta ruani në frigorifer për të nesërmen. Nëse dëshironi mund të shtoni mjaltë./albeu/