Ish kryetari i Prishtinës

Ndeshjet e futbollit – Ahmeti: Sonte qeveritarët e paskan harruar Kosovën

Ish kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se qeveritarët kanë harruar të bëjnë tifo për Kosovën sonte, teksa kombëtarja e Kosovës luajti kundër Andorrës në udhëtim në kuadër të kualifikimeve për kampionatin “Euro 2024”.

Në të njëjtën kohë ka luajtur edhe kombëtarja e Shqipërisë kundër Çekisë të cilën e mposhti me rezultat 3 me 0, duke bërë një hap gjigant për kualifikim.

Por Ahmeti thotë se nuk duhet harruar as Kosova kur luan.

”Kur luan Shqipëria unë gëzohem si me lujt Kosova.  Por nuk harroj që sonte lun Kosova, pa marr parasysh a kanë gjasa për kualifikim a jo.  Sonte qeveritarët e paskan harru Kosovën.  Ja paskan lon Rashiqit me bo tifo. Na edhe mundemi me bo lëshime, qeveria e Rep. së Kosovës jo”, ka shkruar Ahmeti në X.