Ndërtoi ‘vrimën e lepurit’ me të gjitha dyert dhe dritaret rrethore (Foto)

Jan Lengyel nga Suffolk i Anglisë, është adhuruesi i ‘Lord of the Rings’ që e ka ndërtuar një shtëpi të ngjashme, njëjtë sikur edhe në filmin mistik.

Objekti që ka përmasa reale për banim, i ka dyert dhe dritaret rrethore, muret dhe shumë hapësira të rrumbullakosura, ndërsa kulmin e ka të mbuluar me barë.

Në këtë ‘vrimë lepuri’ që ndodhet thellë një zone malore, mund të akomodohen deri në katër mysafir, për 100 euro në natë.

Përfundimet nga druri dhe pjesët tjera janë kryer me shumë kujdes, teksa gjithçka është në frymën e një kohë të largët.

Megjithatë, për mysafirët e shekullit XXI, ka televizion dhe WiFi, si dhe të gjitha kushtet për një banim të rehatshëm. /Telegrafi/