Sot ka ndërruar jetë veterania e arsimit, Akile Karahoda Daci, ndërsa varrimi i të ndjerës bëhet në varrezat e Prishtinës në ora 16:30.

E ndjera Akile Karahoda Daci, ka lindur në Prizren në vitin 1931 Arsimin fillor e mori ne vendlindje, ndërsa u diplomua ne Shkollën Normale te Gjakovës në vitin 1949. Ndërsa, që nga viti 1964 shpërngulet në Prishtinë dhe atje u inkuadrua ne pune ne shkollën fillore “Gjergj Fishta” ku punoi deri në pensionim ne vitin 1992.

Akile Karahoda Daci dha kontribut te çmuar edhe në teatrin profesionist të Pejës “Istref Begolli” për të cilin kontribut mori Mirënjohje me rastin e 100 vjetorit te artit skenik ne Pejë.

Kjo është veprimtaria e Akile (Karahoda) Daci:

Akile (Karahoda) Daci – U lind ne Prizren, ne vitin 1931. Arsimin fillor e mori ne vendlindje, ndërsa u diplomua në Shkollën Normale te Gjakovës ne vitin 1949. Pa shkëputje nga puna studioi ne Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë në Grupin e Mësimit Klasor. Punën ne arsim e filloi mjafte herët, që në vitin shkollor 1949-1950 ne cilësinë e mësueses të ciklit të ulet ne shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit” në Pejë. Ne Peje ajo gjithashtu udhëhoqi kurse për zhdukje të analfabetizmit dhe kurse shëndetësores. Ajo dha kontribut te çmuar edhe në teatrin profesionist të Pejës “Istref Begolli” për te cilin kontribut mori Mirënjohje me rastin e 100 vjetorit të artit skenik në Pejë. Qe nga viti 1964 shpërngulet në Prishtinë dhe atje u inkuadrua në punë në shkollën fillore “Gjergj Fishta” ku punoi deri në pensionim ne vitin 1992.