Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Hashim Hyseni

Ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare veterani i UÇK-së, Hashim Hyseni nga fshati Kozhicë i Komunës së Skenderajt.

Lajmin e kanë bërë me dije familjarët e Hysenit. Hashim Hyseni, gjatë viteve të ’90-ta ka jetuar në Gjermani, ku ishte kthyer për t’ju bashkuar radhëve të UÇK-së për çlirimin e Kosovës.

“Të dashur familjar, miq dhe shokë, sot me datë 11.10.2021, në Gjermani, në moshën 71-vjeçare ka ndërruar jetë baba, axha jonë Hashim (Avdyl) Hyseni. Ishalla Zoti shpirtin e tij e mëshiron dhe e dërgon në xhenet. Babë, do të prehesh në dheun e Kosovës, për te cilin e braktise Gjermaninë dhe ju bashkove radhëve të UÇK-së! Gjithmonë kemi me të kujtu! Për varrim do të ju njoftojmë me kohë”, ka shkruar djali i Hashim Hysenit, Avdyli në llogarinë e vet në “Facebook”.