Ndërron jetë veterani i UÇK-së Hamit Kelmendi nga Morina e Skenderajt!

Gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hamit Kelmendi nga Morina e Skenderajt.

Hamiti ishte ndër ushtarët e parë të UÇK-së, dhe njëri nga më të dalluarit. Ai vdiq pas një sëmundje të shkurtër, kishte gjakderdhje të mbrendshme.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot nga ora 14:00 në varrezat e fshatit Marinë.