Ndërron jetë njëri nga të lënduarit në aksidentin e Lipjanit

Ka ndërruar jetë njëri nga të lënduarit në aksidentin në Hallaç të Lipjanit, që ndodhi sot në orët e mbrëmjes.

Ai nuk arriti të ju mbijetoj plagëve.

Viktima është rreth moshës 44 vjeçare.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Bashkim Bytyqi, komandant i Stacionit Policor në Lipjan.

Në aksident është edhe një person tjetër i lënduar që vazhdon të marr trajtim mjekësor.

loading…