Ndërron jetë nga Covid-19 ish kryetari i SBASHK-ut, Ali Shabanaj

Ka ndërruar jetë në moshën 72 vjeçare, ish kryetari i SBASHK-ut, Ali Shabanaj. I ndjeri ishte i shtrirë në Spitalin e Pejës që disa ditë ku po luftonte me sëmundjen.

Shabanaj një jetë të tërë ia ka kushtuar arsimit duke u shquar si profesor shumëvjeçar në Pejë.

Për disa vite, Shabanaj ishte në krye të SBASHK-ut për të mbrojtur të drejat e punëtorëve të arsimit si kryetar i kësaj organizate.