Ka ndërruar jetë Whitney Collings.

Aktorja Whitney Collings, ka ndërruar jetë  në moshën 33 vjeçare, shkruajnë mediat e huaja.

Këtë e konfirmoi për Fox News, një përfaqësues për zyrën e ekzaminuesit mjekësor në Boston.

Ai tha se Collings vdiq më 3 dhjetor në spitalin MelroseWakefield në Melrose, Massachusetts. Mamaja e Whitney më pas ndau për fansat lajmin e vdekjes në rrjetin e saj social ‘Facebook’.“Unë jam e thyer plotësisht dhe kurrë nuk do ta kaloj këtë. Jeta është kaq e padrejtë.Ajo ishte e mirë me një zemër të madhe”,shkroi ajo.Shkaku i vdekjes së aktores është ende i panjohur