Ndërron jetë motra e Isa Mustafës

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa e ka marrë një lajm të hidhur mëngjesin e sotëm.

Kjo pasi që sot ka ndërruar jetë motra e tij, Hasime Mustafa.

Këtë e ka konfirmuar përmes një postimi në Facebook, i biri i ish-kryeministrit Mustafa, Besniku.

Ai po ashtu ka shkruar se varrimi i të ndjerës bëhet në ora 15:00 në varrezat e fshatit Mramor.