Ndërron jetë ish-nënkryetari i Komunës së Mitrovicës

Ka ndërruar jetë ish nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Riza Haziri. Haziri ishte prekur para disa ditësh nga Covid19.

I ndjeri ishte pjesë edhe e UÇK-së, ndërsa për një kohë ka punuar edhe si profesor.

Haziri në të kaluarën ka qenë edhe asambleist i Kuvendit Komunal në Mitrovicë.