Ndërron jetë foshnja 6-javëshe, viktima më e re e koronavirusit në botë

Një foshnje 6-javëshe në Connecticut të SHBA-ve ka ndërruar jetë nga coronavirusi, dhe besohet të jetë viktima më e re në botë që ka humbur betejën me virusin COVID-19.

Foshnja ishte dërguar në spital gjatë javës së kaluar pothuajse pa shenja jete, dhe mjekët nuk kishin mundur të bëjnë asgjë më shumë për të.

Vdekja e foshnjës është bërë publike nga guvernatori i Connecticutit, Ned Lamont, duke mos dhënë detaje tjera për këtë rast shumë të rëndë.

Ai tha se foshnja është viktima më e re në botë e coronavirusit. Bëhet fjalë për një foshnje 6-javëshe nga Hartford që ishte sjellë në spital pa shenja jete. /ballkani.info/