Ndërron jetë familjari i afërt i Blerand Stavilecit

Zyrtari i lartë i PDK-së, Blerand Stavileci ditën e sotme ka njoftuar për ndarjen nga jeta të një të afërmit të tij.

Stavileci e kujton të ndjerin me mall duke thënë se puna dhe vepra e tij kanë lënë gjurmë të thella në vendin ku ai ka punuar dhe vepruar.

Ai kishte shumë vlera e virtyte njerëzore shkruan me pikëllim Stavileci në njoftimin e tij në facebook.

Njoftimi i plotë i Stavilecit:

Me pikëllim të thellë njoftoj farefisin, miqtë dhe dashamirët se mbrëmë, më datën 20 maj 2020, në Stamboll, ka ndërruar jetë familjari ynë i dashur, Musa Stavileci.

Përveç familjar i devotshëm, ai ishte edhe profesor shembullor, puna dhe veprat e të cilit lanë gjurmë në shumë gjenerata të studentëve të universiteteve ku ai ligjëroi.

Afërsia dhe kujdesi i Axhës Musë ishin aq të jashtëzakonshme, saqë ai ishte i vetmi njeri që më datën 2 të çdo muaji vijues më uronte në mënyrë të veçantë për lindjen e djalit tim. Ai kishte shumë vlera e virtyte njerëzore, por posaçërisht këtë s’do ta harrojmë kurrë, as unë, as Liami. Shpresoj që stërnipi i tij të trashëgojë këto vlera e virtyte të pavdekshme.

Me dhembje e respekt, qoftë i përjetshëm kujtimi i tij!