Para disa ore Policia e Kosovës konfirmoi për Ballkani.info se kishte ndodhur një aksident mes 3 veturave në fshatin Mramor në rrugën Prishtinë- Gjilan ku si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë dy persona dhe janë lënduar 4 të tjerë.
Personat e aksidentuar janë dërguar me urgjencë në QKUK në Prishtinë, por në orën 16:25, kemi pranuar informatë që edhe personi i tretë ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve.
Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë së Kosovës, Florie Ahmeti.
Ballkani.info ka raportuar nga burime të afërta se në mesin e të aksidentuarve ishte edhe ambasadorja turke në Kosovë, por kontakti me Ambasadën turke ka qenë i pamundur. /Ballkani.info/







