Ka ndërruar jetë doajeni i mjekësisë gjakovare, gjinekologu Prim. Dr. Xhevdet Zhubi.

Doktori Zhubi përgjatë gjithë karrierës së tij ka dhënë kontribut të pashoq në mjekësi e i ka ardhur në ndihmë një numri jashtëzakonisht të madh të pacientëve.

Gjinekologu Zhubi do të mbahet mend si një ndër doajenët e mjekësisë i cili kontributin e tij e vazhdoi edhe pas pensionimit për të qenë pranë nevojave të të gjithë pacientëve.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër më datë 28.12.2024 në ora 14:00 në varrezat e qytetit.