Vdes 9 vjeçari, i cili u dërgua për shërim në Turqi

Ka vdekur 9 vjeçari Gent Nikqi i cili ditë më parë u dërgua për shërim në Turqi. Genti vuante nga një sëmundje e mëlçisë.

Javë më parë ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adnan Hyseni përmes një postimi në Facebook, kishte njoftuar se janë mbledhur të gjitha mjetet financiare për shërimin e Gent Nikçit nga Rugova e Pejës.

Por, sot Hyseni në një postim në rrjetin social Facebook njoftoi se djaloshi 9 vjeçar nuk arriti të fitonte betejën me sëmundjen e rëndë.

“MA KI KPUT SHPIRTIN GENT 💔

Na fal u munduam po nuk u var prej nesh edhe pse nuk lamë gur pa livrit e Shqiptar pa i bashku rreth teje duke besu fuqishëm se ki me fitu betejën ndaj sëmundjes së rëndë. Nga sot je bërë engjull i qiellit duke lut ZOTIT te shperblej shpirtin tend te bardh e t’paster siç ishe.

Ngushëllime familjes se 9 vjeqarit Gent Nikqi nga Rugova e Pejes, falenderues secilit qe i qendroj afer Gentit deri sot”.

Gent Nikqi ishte nisur më 7 prill për trajtim në Turqi, ndërsa vuante nga një sëmundje e mëlçisë. Ai ishte dërguar në Turqi për transplantim të mëlçisë.