Ndërrojnë jetë nga një aksident modelja e njohur shqiptare dhe i dashuri i saj

Pasditen e së dielës ( 13 tetor) ka humbur jetë nga një aksident rrugor modelja shqiptare Stella Vasilika Kerxhalli, 31 vjeç dhe i dashuri i saj fotografi i njohur në botën e modës 30 vjeçari Christian Milo.

Aksidenti ndodhi pasi makina me të cilin po udhëtonin pësoi një shpërthim në autostradën “Il Piaggio Liberty 125”, pas përplasjes me një Mercedes që drejtohej nga 34-vjeçari me origjinë rumune.

Modelja jetonte prej vitesh në Romë dhe sipas miqëve të saj ajo ishte shumë e dashuruar me Christianin.

Ata së fundmi jetonin në një zonë të Romës që quhet Giardinetti ku kishin blerë një shtëpi dhe kishin planifikuar të martoheshin por aksidenti tragjik la në mes ëndërrën e tyre.

Po kush është Stella Vasilika?

Stella Vasilika është shqiptare, por gjatë viteve të shkollës në Itali, ajo është birësuar nga një familje romane.

E kishte lënë pas karrierën e modelimit për të studiuar arkitekturë derisa u njoh me Chris.

Ajo ishte gjithmonë pranë tij dhe e ndihmonte për gjithçka.

loading…