Ndërrohet fotografia e presidentit Bill Clinton

Kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi ka kërkuar nga Komuna e Prishtinës, që të mos lejohet më vendosja e reklamave të kompanive të ndryshme pranë fotografisë së ish-presidentit Bill Clinton.

Fotografia ndodhet në Sheshin “Bill Clinton”, në Prishtinë, ndërsa për ndërrimin e fotografisë që është dëmtuar, interesim ka shfaqur Kompania AL TRADE CENTER.

Njoftimi i plotë i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”:

Sot në lokalet e shoqatës “Miqtë e Amerikës”, ishte përfaqësuesi i Kompanisë AL TRADE CENTER, dhe na njoftoi për iniciativën e ndërmarrë nga kjo Kompani për ndërrimin e fotografisë së dëmtuar të Presidentit Bill Clinton që është vendosur në sheshin me këtë emër. Shoqata e mirëpriti, përgëzoi dhe i njoftoi se do ta përkrahim iniciativën dhe apeloj te strukturat kompetente të Komunës së Prishtinës t’u japin leje për veprim dhe të marra vendim që në atë pjesë nën fotografi mos të ketë reklama të prodhimeve që ia devalvojnë vlerën fotografisë dhe dërgojnë mesazhe tjera, e jo atë të respektit të sinqertë ndaj Presidentit të dashur Clinton. Kryetari i shoqatës z. Agim Rexhepi dhe përfaqësuesi i kompanisë gjatë takimit u dakorduan në parim, për mundësinë e zhvillimit të aktiviteteve me interes të përbashkëta në të ardhmen.