Ndërrohen masat anti-covid

Gazeta Blic merr vesh se kategorizimi i ri i komunave, rreth masave anti-covid, do të bëhet gjatë ditës së sotme.

Ky kategorizim i cili pritet të merren nga institucionet vendore, do të bëhet në bazë të numrit të rasteve në 100 mijë banorë, në javën e fundit.

Nëse një komunë gjatë javës së fundit, ka pasur raste më të vogla të rasteve me koronavirus, do të lehtësohen masat dhe anasjelltas.

Gazeta ka tentuar të flas me zyrtarë të Qeverisë, për të kuptuar se a do të ketë ndryshim të masave tjera, por komunikimi me ta ka qenë i pamundur.

Ky vendim për ndryshime të masave për komuna të veçanta do të bëhet i ditur gjatë ditës së sotme.