Zvicër
Ndërrimi i motit shqetëson bletarët në Zvicër, problem për vjeljen pranverore të mjaltit
Pas shqetësimeve që prodhuesit e verës kanë me motin e ftohtë – bletarët gjithashtu thonë se vjelja pranverore e mjaltit është në rrezik, pasi bletët nuk kërkojnë ushqim në temperaturat e ulëta
Kishte shpresa të mëdha kur moti ishte i ngrohtë në fillim të këtij muaji. Shumë bletërritës instaluan dysheme shtesë, të njohura si ‘super’ në pritje të një pranvere të ngarkuar.
Shqetësuese është edhe mungesa e bletëve pasi shumë bimë nuk janë pjalmuar, transmeton albinfo.ch.
Kreu i Federatës së Bletarisë së Gjenevës, Pascal Crétard, thotë se lulet e rapës janë tharë dhe mund të jetë tepër vonë për lulëzimin e kopshtit.
Ai thotë se modeli i fillimit të ngrohtë të sezonit dhe më pas i ndjekur nga temperaturat e ulëta është shenjë e ndryshimit të klimës dhe thotë se mungesa e mjaltit pranveror do të thotë se do të jetë një vit i vështirë për ta.
BONUS VIDEO