Ndërpritet seanca për shkak të mungesës së Albin Kurtit

Kuvendi i Kosovës ka ndëpre punimet e seancës së jashtëzakonshme ku po diskutohej programi i qeverisë Kurti 2 për shkak të mungesës së kryeministrit Albin Kurti i cili pasdite doli nga seanca dhe nuk është kthyer më.

Deputetët e opozitës e kanë kritikuar ashpër mungesën e kryeministrit Albin Kirti dhe kërkuan që seanca të ndërpritet pasi ska kuptim që deputetët të flasin për programin e kryeministrit ndërkohë që ai nuk është prezent.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca pas konsultimeve me shefat e Grupeve Parlamentare tha se seanca do të vazhdoj të mërkurën ora 11:00.