Ndërpritet seanca e pozitës, nuk ka kuorum
Pasi që në sallën e Kuvendit ishin vetëm 51 deputetë.
Kryeparlamentari Veseli ka thënë se do të thirret seanca e ardhshme kur të jenë kushtet më optimal për nisjen e një séance të re.
Veseli më tutje ka thënë se fton të gjithë kryesinë në mbledhje.
“E gjithë kryesia menjëherë në mbledhje në sallën 301” ka thënë Veseli.
Seanca e Jashtëzakonshme ka qenë e thirrur me kërkesë të grupeve parlamentare të opozitës, LDK dhe Vetëvendosje.
Kërkesa e tyre ishte pranuar nga Kryeparlamentari Veseli dhe u vendos që Seanca e Jashtëzakonshme të mbahet në ora 16:00.
Por kjo seancë u mohua pas gjetjeve të manipulimit të listave nga ana e LDK-së, e cila kishte përdorur nënshkrimet e deputetëve Mimoza Kusari dhe Ilir Deda.
E në shenjë proteste të refuzimit të mbajtjes së kësaj Seance, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje ishin larguar nga salla e Kuvendit. /Ballkani.info/