Ndërpritet seanca e Kuvendit pas futjes së Driton Selmanajt në sallë, proteston Vetëvendosje

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë muduar ta pengojnë pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj në sallën e Kuvendit.

Deputetët e VV’së kanë goditur tavolinat e tyre duke bërë zhurmë pasi Selmanaj është parë në ambientet e Kuvendit.

Ata kanë bërtitur “Jashtë, jashtë”

Nënkryetarja Nagavci është munduar të mbajë rregull duke u kërkuar deputetëve të krijojnë ambinetin për punë.

Pas kësaj seanca ka përfunduar.