Ndërpritet seanca, deputetët marrin 1 orë pauzë

Seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë për një orë pauzë me kërkesë të deputetëve.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se gjatë pauzës do të bëhet edhe dezinfektimi i sallës, si masë mbrojtësë ndaj përhapjes së koronavirusit.

Seanca ka nisur në ora 11:00, derisa ka një pikë të vetme të rendit të ditës, atë për votimin e mocionit për rrëzimin e qeverisë Kurti.