Rruga Prishtinë-Ferizaj

Ndërpritet qarkullimi në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se sot, e diel, do të ndërpritet qarkullimi në udhëkryqin e rrugës Lipjan-Janjevë dhe në drejtimin Prishtina-Babush, nga fshati Livadhet deri në Banullë.

Kjo për arsye të asfaltimit të shtresës së tretë në rrethrrotullimin e rrugës nacionale Prishtinë-Ferizaj, në fshatin Banullë.

MI-ja ka bërë me dije se rruga do të jetë e mbyllur nga ora 07:00 deri në 19:00.

“Ministria e Infrastrukturës kërkon nga qytetarët mirëkuptim si dhe gjatë kësaj periudhe, të shfrytëzojnë për qarkullim rrugët e tjera afër këtij lokaliteti”, thuhet në njoftim.