Ndërmarrja Hidroekonomike “Ibër Lepenc” SH.A. është ankuar në polici për lirim të pronave që janë të saja në fshatin Varagë e Poshtme.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se ato prona janë uzurpuar, dhe janë prona të paluajtshme.
Një person është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit për rastin në fjalë.
“Me datën 04.12.2024, nga NPH “Ibër Lepenc” SH.A, kanë kërkuar nga Policia e Kosovës për lirimin e pronave të paluajtshme dhe të kthehen te pronari NPH “Ibër Lepenc” SH.A.
” Lidhur me rastin në cilësi të dëshmitarit është intervistuar një mashkull kosovar. Në konsultim me prokurorin, e ka cilësuar rastin në drejtim të veprës së lartcekur dhe mbetet në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.







