Kryetari i AAK-së

Ndërhyrjet e NATO-s në Kosovë, Haradinaj: Bashkëpunimi ynë nisi në kohërat më të vështira për popullin tonë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, derisa shënojmë 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s, ka marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës, me temën “Hartimi i Rrugës së Kosovës: 25 vjet pas operacionit të Forcave Aleate dhe synimi për anëtarësim në NATO”.

Haradinaj ka thënë se bashkëpunimi i Kosovës me NATO-n ka filluar në kohërat më të vështira për popullin tonë, në marsin e vitit 1999.

“Kjo aleancë politiko-ushtarake u vendos në mbrojtje të popullit të Kosovës dhe vazhduan me misionin e tyre edhe pas çlirimit, duke ofruar ndihmë në ngritjen e kapaciteve të Ushtrisë sonë dhe duke qenë garantues i sigurisë së vendit”, ka shkruar kreu i AAK-së.

Haradinaj ka thënë se Kosova i është mirënjohëse dhe falënderuese kësaj aleance për punën e ambasadorëve, konsujve dhe stafeve diplomatike.

Ai është shprehur se diplomacia kosovare sado që e re, ka dhënë shembuj të krijimit të miqësive.

BONUS VIDEO| Haradinaj për Qeverinë Kurti: Më e korruptuara që ka pas ndonjëherë Kosova