Ndërhyn Policia te ‘1 Tetori’, shpërndahen qytetarët që prisnin për vaksinim

Qytetarët e grumbulluar për të marrë vaksinën anti-Covid në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë janë shpërndarë nga Policia e Kosovës.

Po ashtu, para hyrjes janë vendosur pengesa metali për të mbajtur rendin gjatë pritjes për vaksinim.

Prezentë janë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, raporton eo.

Kujtojmë se sot u shkaktuan tollovi gjatë pritjes së personave mbi moshën 65 vjeçar për vaksinim, për çka edhe intervenoi Policia e Kosovës.